Art&Argëtim

‘Ta keni si ide për Iftar’,gafa e Arbana Osmanit në sugjerimin e saj për muajin e Ramazanit

29 Prill 2022, 14:03 Nga DOSJA
‘Ta keni si ide për Iftar’,gafa e Arbana Osmanit në

TIRANË- Moderatorja Arbana Osmani përveçse prezente në ekran me prazantimin e Big Brother Vip Albania është e njohur për fansat e saj dhe për recetat e gatimit.

“Ta keni si ide dhe për iftar me që shume mi kërkoni recetat para iftarit”, ka shkruajtur Osmani.

Ditën e djeshme ajo i ka sugjeruar fansave një recetë për Itfar e cila përmbante mish derri dhe verë të bardhë. Moderatores mesa duket i ka shpëtuar nga vëmendja se myslimanët nuk mund të konsumojnë mishin e derrit apo të pinë alkool, aq më tepërt gjatë muajit të Ramazanit.

Receta që ka sugjeruar Arbana është tagliatelle me lule kungulli, pançetë(mishi që përftohet nga pjesa e barkut të derrit) dhe krem djathi. Por mesa duket ajo e ka kuptuar gabimin e saj dhe e ka fshirë story-n.

Ajo ka folur gjithmonë për pasionin e saj mbi gatimin, disa vite më parë madje ka publikuar dhe librin e parë me receta të ndryshme gatimi të cilat mund të përgatiteshin për 5 minuta.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz arbana osmani bajrami arbana osmani bajrami

Sondazh

Poll