Aktualitet

Shmanget tragjedia! Autobusi përfundon në Lanë, zë poshtë makinën, 5 të lënduar tek Trauma

29 Prill 2022, 18:20 Nga DOSJA
Shmanget tragjedia! Autobusi përfundon në Lanë, zë

TIRANË– Tragjedia është shmangur në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:20, një autobus i Unazës është përplasur me një makinë duke përfunduar në Lanë e duke lënë 5 persona të plagosur, por fatëmirësisht asnjë prej tyre në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku; fatorino A. K., 61 vjeç; pasagjerja F. Ç., 64 vjeçe, si edhe 2 të rinjtë që po udhëtonin në makinën e vogël, Jurgen Rama (27 vjeç, shoferi) dhe A. H., 27 vjeç, pasagjeri i mjetit. Këta dy të fundit janë nxjerrë nga lumi Lana nga disa kalimtarë të rastit, që shmangën tragjedinë dhe më pas janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës.

Mjekët e Traumës, në një prononcim për mediat, kanë bërë me dije se 5 të plagosurit kanë marrë dëmtime në kokë, e jo në trup, por për sigurinë e tyre do të qëndrojnë sot dhe nesër në spital. Ndërkohë që vetë të përfshirët në aksident kanë rrëfyer çastet e tmerrit. Ndërkohë që vendin e ngjarjes ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se fat të mirë, nuk u regjistrua në tragjedi, teksa bëri me dije se makina dhe autobusi do të hiqen nga Lana me fadromë ose vinç.

Po ashtu, u kërkoi të gjithëve që të hapnin rrugën për të mos rënduar trafikun, duke pasur “hallin” e mjeteve të rënda që fillojnë qarkullimin në orët e vona të mbrëmjes. Ndërsa nga ana tjetër, kreu i Policisë rrugore të Tiranës, Taulant Gjoka tha se po punohet për të mësuar shkaqet e aksidentit, e deri më tani po hetohen dy pista: njëra është gabimi njerëzor, por nuk përjashtohet as një defekt teknik. Megjithatë kërkoi kohë për një verdik përfundimtar. Gjithashtu, i kishte bërë me dije Veliaj se asnjë prej dy shoferëve nuk rezultonte se i kishte dhënë mjetit në gjendje të dehur, por nuk u fol për testin e drogës që ka nisur të implementohet nga Policia e Shtetit së fundmi për drejtuesit e mjeteve.

Ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ku nga sa është raportuar paraprakisht makina i ka prerë rrugën autobusit, megjithatë vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë të gjithë ngjarjen. Deri më tani janë marrë kamerat e sigurisë buzë rrugës dhe po bëhen matjet e gomave në rrugë për të zbuluar gjithë dinamikën e ngjarjes që për pak shkaktoi tragjedi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

‘Gjuaje!’/ Qytetari tenton të hapë derën, VIDEO nga momenti kur autobusi përfundoi në Lanë

U prezantuan vetëm 1 javë më parë, autobusi “Go Green” për pak shkaktoi katastrofë në Lanë

PAMJE NGA AKSIDENTI- Autobusi bëhet “urë” në mes të Lanës, makina nën rrotat e tij

Aksidenti tek Lana/ 5 të shtruar tek Trauma, mjeku: Kanë dëmtime në kokë, do i vëzhgojnë

Aksidenti-Shoferi e fatorinoja në spital, ministrja:Rrini, mos ikni! Do iu vëzhgojnë mjekët

Ndodhej në makinën që përfundoi në Lanë, ministrja: Ju shpëtuan nga “çunat e lagjes”

Autobusi përfundoi në Lanë, pasagjerja: Jam mbajtur aq fort, shpëtuam për mrekulli

Aksidenti në Tiranë, shefi i Policisë Rrugore: Po hetojmë, këto janë dy pistat ku dyshojmë

Aksidenti në Tiranë, Veliaj: Shoferët s’kishin konsumuar alkool, hapni rrugën për vinçat

Urbani në Lanë, Policia: 5 persona janë paraqitur në spital të plagosur

Ç’ka ngelur nga aksidenti i rëndë në Tiranë, pemë të thyera, urbani desh shkaktoi tragjedi

(k.m./dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet jurgen rama muhamet kyçyku shmanget tragjedia me autobusin ne tirane tirane jurgen rama muhamet kyçyku shmanget tragjedia me autobusin ne tirane tirane

Sondazh

Poll