Aktualitet

Përplasje në Vlorë, shpëton djalit të kryeplakut të Kaninës! Arrestohet polici: U mbrojta!

29 Prill 2022, 17:01 Nga DOSJA
Përplasje në Vlorë, shpëton djalit të kryeplakut

VLORË– Një përplasje me armë zjarri ka tronditur Vlorën pasditen e sotme por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’10 Korriku’, ku Juxhino Todi, (me mbiemër të ndërruar) djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajt i ka shpëtuar plumbave gjatë një konflikti me armë me një efektiv policie.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se përplasja mes tyre degradoi pas një sherri për një vazjë, e në debat e sipër, efektici i forcave “Delta”, Lisien Myrtaj qëlloi të paktën 4 herë mbi Todin. Madje nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes dallohet qartë makina në pronësi të kryeplakut Astrit Aliaj, e cila përdoret nga djali i tij, me shenja plumbash në xhama.

Deri më tani mendohet se Lisien Myrtaj ka ndjekur me vrap 24-vjeçarin Juxhin Todi, dhe në momentin që ai ka ndaluar, ka qëlluar disa herë në drejtim të makinës tip ‘ML’, por fatmirësisht plumbat kanë përfunduar në xhamat e mjetet. Ndërsa 24-vjeçari ka mundur që t’u shmanget duke ikur me vrap. Pas disa orësh kontrolle në qytet, Policia e Vlorës në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja” kanë ndaluar Myrtajn, i cili pretendon se ndaj të riut ka qëlluar kundrejt të riut për vetëmbrojtje, kjo pasi ai ka shtënë i pari ndaj tij.

Megjithatë deri më tani në vendin e ngjarjes janë gjetur vetëm 4 gëzhoja, të cilat mendohet se kanë dalë nga pistoleta e e efektivit. Ndërkohë që një prej të përfshirëve në përplasjen me armë zjarri është kapur, Policia ka ngritur postblloqe dhe është në kërkim të Juxhin Todit. Dëshmia e tij dhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë do të mund të zbardhin të plotë ngjarjen që tronditi Vlorën sot, por fatmirësisht pa viktima.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Atentati me armë zjarri në Vlorë, policia identifikon autorët (EMRI)

EMRI- Kush ishte shënjestra e atentatit në Vlorë

Të shtënat me armë zjarri në Vlorë/ Policia pas autorit, po kërkohet një person i armatosur

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet astrit aliaj atentat juxhino todit lisien myrtaj vlore astrit aliaj atentat juxhino todit lisien myrtaj vlore

Sondazh

Poll