Aktualitet

Kandidon vetë për Këshillin Kombëtar të PD, Rudina Hajdari: Do votoj për të tjerët

29 Prill 2022, 22:05 Nga DOSJA
Kandidon vetë për Këshillin Kombëtar të PD, Rudina

TIRANË- Rudina Hajdari është rikthyer në Partinë Demokratike dhe të shtunën do të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar. Ajo është kandidate për Këshillin Kombëtar të PD. Megjithatë në emisionin “Zonë e Lirë” zbuloi se nuk do të votojë për veten, por për kandidatë të tjerë.

Arian Çani: Ti nesër do jesh në Kuvend?

Rudina Hajdari: Po!

Arian Çani: Me çfarë mandati? Do jesh si delegate, ti nuk ke të drejtë të votosh?

Rudina Hajdari: Do jem si ish-deputete dhe në cilësinë e familjes Hajdari…

Arian Çani: Pyetja ime është ti nesër je me ftesë nuk ke të drejtë vote?

Rudina Hajdari: Kam dhe të drejtë vote sepse unë jam rikthyer, jam anëtare e vjetër në PD dhe kam të drejtën e votimit sepse sapo kam votuar në degën 2 në Tiranë.

Arian Çani: Kur u zgjodhe delegate?

Rudina Hajdari: Unë jam propozuar si një nga kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Arian Çani: A ke të drejtë vote apo jo, sepse delegatët nuk mundet dot të improvizohen brenda ditës?

Rudina Hajdari: Unë e di sipas informacionit tim që anëtarët, ata që janë kandidatë, kanë të drejtë vote dhe mund të votojnë për kandidatë të tjerë që kandidojnë për Këshillin Kombëtar.

Arian Çani: Ti do votosh për veten tënde besoj?

Rudina Hajdari: Pse duhet të votoj për veten?

Arian Çani: Për kë do votosh?

Rudina Hajdari: Do votoj për të tjerët!

Arian Çani: A duhet të votosh për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

Rudina Hajdari: Po patjetër!

Arian Çani: Vota është e fshehtë, pse duhet të votosh për dikë tjetër?

Rudina Hajdari: Ky është parimi im pse e ke kaq të vështirë ta pranosh?

Arian Çani: Thjesht po mundohem të kuptoj si funksionojnë rregullat!

Rudina Hajdari: Do votoj për ata njerëz që mendoj se duhet të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

Marrë nga Tv Klan

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet rudina hajdari rudina hajdari

Sondazh

Poll