Aktualitet

1 mijë e 800 delegatë! PD mban Kuvendin, kthen ish-ministrat e VIP-at e selisë blu (Risitë)

29 Prill 2022, 10:43 Nga DOSJA
1 mijë e 800 delegatë! PD mban Kuvendin, kthen ish-ministrat e VIP-at

TIRANË– Partia Demokratike do të mbajë nesër Kuvendin Kombëtar. Mësohet se në orën 10:00 pritet të mblidhen 1 mijë e 800 delegatë nga e gjithë Shqipëria e forumet e selisë blu. Në Kuvend do të ketë 20 folës, mes të cilëve, themeluesë, personalitete nga jashtë, të rinj e të rikthyer. Kuvendi do të zgjedhë Këshillin Kombëtar, i cili tashmë do të ketë 150 anëtarë. Këshilli i dalë nga Kuvendi, zgjedh më pas Kryesinë e PD, e cila dot ketë në përbërje 28 anëtarë, sekretariatin dhe nënkryetarët. Kuvendi pritet të miratojë disa ndryshime në statut të cilat do të krijojnë mundësinë e përfshirjes së të gjithë deputetëve, si edhe rishikimin për ndonjë rregullim që ka ardhur si propozim nga baza.  Nesër pritet që të caktohet edhe data për zgjedhjet brenda partisë. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh pak ditë më parë se do të propozojë datat 21 dhe 22 maj për të zgjedhur liderin e ardhshëm të PD-së. Për këtë gjë do të nisin të përgatiten organet e dala nga Kuvendi në bazë të skemës një anëtar, një vote.

Dosja.al ka zbardhur edhe listën e plotë me emrat që do të kandidojnë në Këshillin Kombëtar të PD-së. Mes tyre ka juristë, këngëtarë, mjekë e jo vetëm. Përmendim këtu Bleona Qerretin, mjekun Ilir Alimehmeti e avokaten Adriana Kalaja. Në lista ka edhe rikthime. Bëhet fjalë për ish-ministrin e dënuar, Spiro Ksera, ndërsa në sy bie dhe Rajmonda Bulku, Genc Pollo, Arben Imami, Rudina Hajdari e Suzana Guxholli. Pjesë e listës është bërë edhe moderatorja Fjoralba Dizdari. Komisioni i Rithemelimit i ka dërguar mesazh anëtarëve të Partisë Demokratike që të konfirmojnë prezencën e tyre në Kuvendin e 30 Prillit. Në një mesazh, deputetëve u kërkohet që të jenë të pranishëm në Pallatin e Kongreseve në orën 10:00 e që të tërheqin mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike.

Lexo këtu listën e Këshillit Kombëtar PD

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Emri në listat e Këshillit Kombëtar të PD, Kastriot Çipi: Nga mediat e mora vesh

Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Akt përçarës i Berishës

Refuzimet e para për Kuvendin e PD-së, Koçiu: Është përjashtues

Rikthehet ish-ministri Ksera e Vorpsi, DETAJE nga lista e PD, risi mjeku e moderatorja

LISTA E PLOTË/ Kandidatët e PD, kush garon për anëtar Këshilli

Nesër Kuvendi i PD/ Votohet për Këshillin Kombëtar, në garë dhe Bleona Qereti

Kuvendi! MESAZHI i Komisionit të Rithemelimit: I nderuar deputet, tërhiqni mandatin pranë..

VD-Floriana Garo jep detaje për Kuvendin e PD: Risi e njerëz me vlera

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike kuvendi i pd 30 prill 2022 partia demokratike kuvendi i pd 30 prill 2022 partia demokratike

Sondazh

Poll