Aktualitet

“Mos parko para shtëpisë”/ Qëlloi me armë drejt një mjeti, shpallet në kërkim i riu në Fier

29 Prill 2022, 19:01 Nga DOSJA
“Mos parko para shtëpisë”/ Qëlloi me armë drejt

FIER– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier. Mësohet se 30-vjeçari Martin Craga, është konfliktuar me një 64-vjeçar, ky i fundit është identifikuar me inicialet M.S. Sipas bluve të Fierit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Petovë, në Fier, ku 30-vjeçari Martin Craga, pas një konflikti për motive të dobëta me 64-vjeçarin dhe e ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford”, i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Deri më tani raportohet se 64-vjeçari ka parkuar mjetin para shtëpisë së të riut. Konflikti ka agravuar dhe i riu ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës, por fatmirësisht nuk kishte njerëz brenda saj dhe asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Ndërkohë që Policia e Fierit dhe 2 grupe të FNSH-ja janë vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 19:45, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. C., 30 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. S., ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të automjetit tip “Ford” në pronësi të shtetasit M. S., 64 vjeç, (në të cilin nuk ndodheshin persona brenda), i cili ishte i parkuar pranë banesës së autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe dy grupe të FNSH Fier janë vënë në ndjekje të autorit i cili është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll