Aktualitet

Aksidenti tek Lana/ 5 të shtruar tek Trauma, mjeku: Kanë dëmtime në kokë, do i vëzhgojnë

29 Prill 2022, 21:12 Nga DOSJA
Aksidenti tek Lana/ 5 të shtruar tek Trauma, mjeku: Kanë dëmtime

TIRANË– 5 të plagosurit nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, do të qëndrojnë në spital. Kështu është shprehur mjeku i spitalit të Traumës, i cili ka bërë me dije se të gjithë ndodhen në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën, por shtoi se dëmtimet më të shumta i kanë marrë në kokë. Ndaj për arsye sigurie, të paktën deri nesër do të jenë në spital. Ndërkohë që bashkë me të ishin dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të cilët e cilësuan ngjarjen si një mrekulli për shkak se nuk kishte të lënduar në njerëz. Ndërsa bënë me dije se situata ishte nën kontroll dhe nga 5 të lënduar, vetëm tre prej tyre mund të qëndronin pak më gjatë nën kujdesin e mjekëve.

PJESË NGA PRONONCIMI PËR MEDIAT: 

Mjeku: Situata është e qëndrueshme. Kanë zona konkuzive, por nuk janë përbleme për jetën. Mban në vëshgim, sepse në një të ardhme të afërt, të mos kenë dëmtime te tjera. Shumica e tyre kanë dëmtime tek koka. Por në trup nuk kanë. Nesër do u bëjmë kontroll tjetër dhe më pas do vendosim nëse do të dalin apo ajo?

Ogerta Manastirliu: Aktualisht gjendja e pesë të lënduarve që ndodhen në spital paraqitet e mirë. Kemi tre pacientë të cilët do të monitorohen edhe më gjatë. Dy të tjerë mund të qëndrojnë edhe pak orë dhe më pas mund të largohen. Protokollet janë ndjekur. Dy prej djemve të cilët kanë qenë në makinën që kanëpërfunduar poshtë Lanës janë duke u observuar. Ajo që unë dua t’ju siguroj është se situata për të pesë pacientët është nën kontroll me dëmtime të lehta.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Është një zonjë që po mbahet në obervim për disa orë pasi merrte më parë mjekim për tensionin. Duas të falenderoj të gjithë mjekët të cilët ndërhynë menjëherë. Duke qenë se makina kishte rënë përmbys ishte e nevojshme ajo lloj ndërhyrje. Kjo konsiderohet mrekulli sepse janëvetëm 5 persona të lënduar jetë ndërkohë kur në aksident u përfshinë 2 automjete, ku një prej automjeteve ishte autobuz, disa ton më i rëndë më i rëndë se makina. Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër kështu që ishte një fat i mirë dhe duhet të jemi mirënjohës që nuk pati lëndime më të rënda.

LAJMI KRYESOR: Shmanget tragjedia! Autobusi përfundon në Lanë, zë poshtë një makinë, 5 të lënduar

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shmanget tragjedia me autobusin ne tirane shmanget tragjedia me autobusin ne tirane

Sondazh

Poll