Aktualitet

Ndodhej në makinën që përfundoi në Lanë, ministrja: Ju shpëtuan nga “çunat e lagjes”

29 Prill 2022, 21:00 Nga DOSJA
Ndodhej në makinën që përfundoi në Lanë,

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkoi dhe vizitoi në spital të plagosurit e shtruar në spital pas aksidentit të ndodhur në zonën e Lanës, mes një mjeti dhe një autobusi linje. Ajo shkoi dhe tek një nga dy të plagosurit e automjetit, i identifikuar me inicialet A.H., që përfundoi në Lanë sëbashku me autobusin e linjës së Unazës pasi u përplasën mes tyre. Po ashtu, ministrja zbuloi se ata ishin nxjerrë nga makina nga dy djem të lagjes që kanë qenë dëshmitarë në aksident dhe më pas i ka marrë autoambulanca.

“Jeni të shpëtuar. Me dëmtime shumë të lehtë thonë mjekët. Të shkuara. Dhe ndihma tu dha ty, dy çuna të lagjes iu kanë nxjerrë. Iu kanë nxjerrë në kohë reale. Iu hap dera. Iu kanë nxjerrë tek bari. Direkt ka ardhur ambulanca. S’di ça të them,“-tha ajo. 

LAJMI KRYESOR: Shmanget tragjedia! Autobusi përfundon në Lanë, zë poshtë një makinë, 5 të lënduar

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu shmanget tragjedia me autobusin ne tirane ogerta manastirliu shmanget tragjedia me autobusin ne tirane

Sondazh

Poll