Aktualitet

Urbani në Lanë, Policia: 5 persona janë paraqitur në spital të plagosur

29 Prill 2022, 20:27 Nga DOSJA
Urbani në Lanë, Policia: 5 persona janë paraqitur në spital

TIRANË- 5 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i mbrëmjes së sotme, ku urbani u përplas me një makinë. Policia njofon se në spital për të marrë ndihmë mjekësore janë paraqitur 5 persona, të cilët janë drejtuesi i autobusit, faturinoja, një pasagjere e urbanit, drejtuesi i makinës, si dhe një pasagjer i makinës.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

LAJMI KRYESOR: Shmanget tragjedia! Autobusi përfundon në Lanë, zë poshtë një makinë, 5 të lënduar

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet shmanget tragjedia me autobusin ne tirane shmanget tragjedia me autobusin ne tirane

Sondazh

Poll