Aktualitet

Aksidenti në Tiranë, Veliaj: Shoferët s’kishin konsumuar alkool, hapni rrugën për vinçat

29 Prill 2022, 20:43 Nga DOSJA
Aksidenti në Tiranë, Veliaj: Shoferët s’kishin konsumuar

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka folur pas aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme ku një autobus ra në lumin Lana duke marrë përpara edhe një automjet tjetër. Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, Veliaj deklaroi se asnjëri prej shoferëve nuk kishte konsumuar alkool ndërsa gjithashtu theksoi se asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën. Ndërsa kërkoi nga të gjithë që të lironin vendin e ngjarjes, pasi sipas tij duheshin korsitë e lira për të lënë të kalonin vinçat dhe mjetet e tjera të rënda.

“Sot kemi pasur një aksident në buzë të Lanës, midis një autobusi dhe një makinë në një qytet që lëvizin 200-220 mijë mjete në ditë. Lajmi i mirë është që kemi 5 të lënduar që janë të lënduar lehtë. Na rezulton se të dy drejtuesit e mjetit nuk kanë konsumuar alkool. Ka ndodhur në një moment të rënduar trafiku, kur shumë njerëz lëviznin për iftar dhe sigurisht në një zonë më shumë trafik dhe në një moment të lënduar. Lajëmi i mirë është që nuk kemi asnjë njeri në rrezik për jetën dhe pjesa e dramës jetësore mbaron këtu. Do na duhet që të lejojmë Policinë, të kontrollojë kamerat; të bëjë matjet që të kuptojmë se çfarë e shkaktoi aksidentin. Ju kërkoj që të mos bëjmë atë që bëjmë zakonisht kur të gjithë bëhemi ekspertë për gjithçka. Të lëmë profesionistët e Policisë dhe zjarrfikësit dhe inxhinerët për mënyrën sesi do të zhvendoset mjeti nga Lana. Rëndësi ka që jeta është jashtë rrezikut, këto të tjerat janë hekurishte. Dua ta falenderoj Policinë që ishte e para në vendngjarje dhe që ndihmoi dy djemtë që ishin në makinë për të dalë nga mjeti dhe kolegët e zjarrfikëses. Ju kërkoj dhe ju ndihmë, në momentin që shtojmë kurizitetin për dy hekurisht shtojmë trafikun. Na duhen rrugët e lira edhe për mjetet e rënda dhe vinçat që duan më shumë korsi. Pas këtij momenti të inkurajojmë që kureshtarët të lirojnë vendin, do e vlerësoja jashtë mase. Në këtë fazë jemi duke u marrë me dy hekurishte, është diçka që ia kemi dalë dhe kjo natë e shenjtë dhe zoti na ndihmoi mos të kishte tragjedi në Tiranë. Policia do na lërë të kuptojmë çndodhi,”-tha ai në prononcimin e tij për mediat.

LAJMI KRYESOR: Shmanget tragjedia! Autobusi përfundon në Lanë, zë poshtë një makinë, 5 të lënduar

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj shmanget tragjedia me autobusin ne tirane tirane erion veliaj shmanget tragjedia me autobusin ne tirane tirane

Sondazh

Poll