Bota

Zelenskyy: Varr masiv me trupa të 900 civilëve u gjet në Rajonin e Kievit

29 Prill 2022, 21:33 Nga DOSJA
Zelenskyy: Varr masiv me trupa të 900 civilëve u gjet në Rajonin

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se oficerët e zbatimit të ligjit kanë zbuluar një tjetër varr masiv që përmbante trupat e rreth 900 civilëve në një pjesë të Rajonit të Kievit që ishte nën pushtimin rus në mars. Yahoo shkruan se Zelenskyy në një intervistë me mediat polake tha se varri masiv është gjetur në një zonë pranë kryeqytetit që ishte nën pushtimin rus muajin e kaluar.

“Imagjinoni u vranë kaq shumë civilë sa që pavarësisht faktit se rusët dogjën disa nga kufomat në krematoriumet e lëvizshme, një tjetër varr masiv është gjetur në Rajonin e Kievit me trupat e 900 civilëve. 900 njerëz! Askush nuk e di se sa njerëz janë vrarë. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim, pastaj do të ketë një regjistrim. Ne duhet t’i gjejmë të gjithë këta njerëz të vrarë nga forcat pushtuese ruse, por ne as nuk e dimë se sa janë”, tha Zelensky.

LAJMI I FUNDIT:LUFTA/ Raketa në Kiev gjatë vizitës së Guterres, 10 të lënduar, Hungaria ‘OK’ për gazin rus

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll