Bota

Cilat janë provat që do të shfrytëzohen si dëshmi për 75-vjeçarin nga Prizreni?

29 Prill 2022, 21:14 Nga DOSJA
Cilat janë provat që do të shfrytëzohen si dëshmi

KOSOVË- Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar paraburgim për 75 vjeçarin Fazlli Kikaj nga Prizreni që dyshohet për pedofili. Gazeta Express shkruan se kompjuteri, telefoni e rrjetet sociale, të cilat i kishte shfrytëzuar më parë, mund të kthehen në dëshmi kundër tij.

Këto janë provat materiale të cilat do të ekzaminohen nga hetuesia, për të hetuar 75 vjeçarin nga Prizreni. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “ofrim i materialit pornografik personave nën moshën 16 vjeçare”. Deri atëherë,Fazlli Kikaj do të qëndrojë në paraburgim. Për këtë kërkesë, Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë arsye se i njëjti veç të tjerash, mund të përsëris veprën penale.

Kështu thuhet në arsyetimin për kërkesën për paraburgim. Ndërkohë i dyshuari pritet të merret në pyetje, e veç kësaj të kryhen ekzaminimet e nevojshme. E në rrjete sociale do të hetohet nëse ka pasur viktima të tjera. Mbi këto dyshime, ish-mësimdhënësit iu caktua gjatë së premtes masa e paraburgimit prej 1 muaji. Kështu ka vendosur gjykatësi i Procedurës Paraprake të Gjykatës Themelore në Prizren, i cili ka vlerësuar si të bazuara arsyetimet e prokurorit të rastit.

76-vjeçari nga Prizreni, bëri shoqe në Facebook gazetaren e ‘Piranja’ e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe pse ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital. Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësuesit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij. Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe ai largohet duke kërkuar që të fiket kamera.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni arrestohet mesuesi ne kosove fazlli kikaj arrestohet mesuesi ne kosove fazlli kikaj

Sondazh

Poll