Bota

‘Kthehu, mos na le’, fjalët prekëse të vëllait të 23-vjeçarit që u vra mbrëmë në Klinë

29 Prill 2022, 21:11 Nga DOSJA
‘Kthehu, mos na le’, fjalët prekëse të vëllait

KOSOVË- Arton Hoxhaj, vëllai i 23-vjeçarit që u vra mbrëmë në Klinë ka shkruar disa fjalë prekëse për të. Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Instagram ka kërkuar që t’i kthehet vëllai, e duke thënë se pas kësaj, nuk ka më asnjë shpresë që të jetojë.

“Më mirë të na kishe marrë sonte me veti të tanve, ti ishe shpresa jonë, krenaria gjithçka në jetë ishte ti. Me ty do jemi sic ishim. Pusho në paqe engjëlli jonë na ikë në lule të rinis, pa ty nuk do të kem asnjë shpresë me jetu. Kthehuuuu, mos na le, kthehuuu”, shkroi Hoxhaj.

23-vjeçari u vra dje në Klinë, pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte ngrënë iftar me familjen e tij. Fazlli Hoxhaj kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit. Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur. Ndërsa sot është bërë varrimi i tij, ku morën pjesë me mijëra qytetarë.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni arton hoxhaj arton hoxhaj

Sondazh

Poll