Aktualitet

Koncesioni i parkut të Butrintit, plani që Dosja.al denoncoi, COVID u prishi planet

29 Prill 2022, 17:33 Nga DOSJA
Koncesioni i parkut të Butrintit, plani që Dosja.al denoncoi, COVID u

TIRANË– Parkun Kombëtar i Butrintit, do të jepet me koncesion për 10 vite! Por Ministria e Kulturës nuk e pranon duke e cilësuar si një marrëveshje bashkëpunimi me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Kontrata, e cila po shkakton bujë është publikuar fillimisht vite më parë nga Dosja.al dhe parashikonte marrjen e parkut nga 2020 deri në 2030, por pandemia e koronavirusit prishi shumë plane.

Tani që çdo gjë duket se po i kthehet normalitetit, Ministria e Kulturës e ka rikthyer kontratën dhe ka prezantuar projektin që parashikon planin e Integruar për Menaxhimin e Butrintit, që zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9424 hektarësh. Në vitin 2019, Dosja.al raportonte se PPP-ja që pritet ta marrë Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do të merrte një nga asetet historike dhe kulturore më të mëdha kombëtare do të mbushet në të ardhmen e afërt me lokale, restorante e hotele. Por kësaj herë u treguan të kujdesshëm që ta cilësonin si “sekret”, edhe pse nuk ia dolën.

Sipas marrëveshjes së detajuar, tregohet se për rijetëzimin e Butrintit: Nevojitet një investim total kapital prej 7.5 milionë USD, ku 39% e të cilit do të shpenzohet për konservimin e sajtit dhe 61% për ndërtimin e strukturave të reja për vizitorët dhe stafin, i shpërndarë në 4 vitet e para. Pikërisht te shpenzimet është e përqendruar edhe “hilja” e marrëveshjes që parashikon investime nga Fondacioni që do ta marrë në përdorim parkun kombëtar të Butrintit.

Plani i Biznesit, që përmendet mbi 200 herë në marrëveshje, parashikon përfitime private të bizneseve, që do shkojnë në xhepat e individëve qe do shfrytëzojnë për këtë një pasuri kombëtare dhe të trashëgimisë botërore. Madje dhe rekomandohet që ‘Hotel Livia’ duhet të blihet nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit dhe të bëhet pjesë e menaxhimit të Zonës A3, sa më shpejt që të jetë e mundur”. Edhe pse nuk është godinë historike.

Të gjitha këto pika ishin dhe në marrëveshjen e vitit 2019, por COVID-19 u la në mes planet, megjithatë duket se nuk u harruan për asnjë moment. U rikthye sapo u dha mundësia, e me shumë gjasa Butrinti nuk do të jetë i vetmi, por precendeti për të tjerët.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet parku i butrintit parku i butrintit

Sondazh

Poll