Aktualitet

Zbardhet krimi në Francë/Burri vrau gruan dhe veten në banjon e shtëpisë, i gjeti fëmija

29 Prill 2022, 17:29 Nga DOSJA
Zbardhet krimi në Francë/Burri vrau gruan dhe veten në banjon e

FRANCË- Detaje të reja janë zbuluar nga krimi që tronditi Francën ku një çift shqiptarësh nga Kosova u gjetën të vrarë me thika në prani të 4 nga 7 fëmijët e tyre.

Sipas mediave franceze, prokurorët sot kanë dalë me një përfundim se gruaja Kumrije Dervishi, e lindur më 1978 nga qyteti i Vushtrrisë është therur me thikë nga burri i saj, dhe bashkëshorti, Shaqir Gashi, i lindur më 1977, i cili më pas ka vrarë edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur para 4 fëmijëve të tyre, kurse 3 të tjerë nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi tragjedia.

Gruaja vra nga burri i saj dhe ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten ”, tha prokurori publik i Épinal, Frédéric Nahon.

Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.

Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte shpërthyer një zënkë verbale mes burrit dhe gruas, ku burri e kishte akuzuar gruan e tij për tradhëti, shtoi prokurori.

Skena e krimit kishte ndodhur në banjën e banesës, ku njëri nga fëmijët më pas kishte thyer derën dhe kishte zbuluar trupat e pajetë të prindërve të tij. Për momentin, fëmijët janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Kjo familje përbëhej nga shtatë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet kumrije dervishi shaqir gashi vritet cifti shqiptar ne france kumrije dervishi shaqir gashi vritet cifti shqiptar ne france

Sondazh

Poll