Politike

Seanca e fundit/ Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe koncesionet për 2 rrugë, socialistët tërhiqen nga shkarkimi i Mala

18 Korrik 2019, 06:09 Nga DOSJA
Seanca e fundit/ Miratohen ndryshimet në Kodin Penal dhe koncesionet

Tiranë- Kuvendi miratoi në seancën plenare të sotme me 96 vota pro 7 ndryshimet në Kodin Penal ku ashpërsohen dënimet për dhunën ndaj mjekëve, policëve, dhunën në sport, sigurinë ushqimore, por edhe të tjera, ndërsa u tërhoqën nga amendamenti i deputetit Ervin Bushati për krimet zgjedhore, pra ndalimin e daljes për 10 vite jashtë vendit të atyre që dënoheshin për krimet zgjedhore. Kaluan me 106 pro, 1 kundër, 1 abstenim ligjet e mbartura prej 2 vjetësh të reformës në drejtësi. Ligji për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ai për organet e qeverisjes së drejtësisë.

Kuvendi hoqi nga rendi i ditës shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë. Diskutime për kodin penal. Fillimisht u zhvillua një interpelancë mes ministres Besa Shahini, ku pati një debat me deputetin Andi Përmeti për ligjin mbi mesataren e maturantëve për pranimin në universitete. Më pas Balla theksoi se do të ashpërsohen ligjet për ata që dhunojnë policët dhe zyrtarët e lartë, deri në 5 vite burg dënimi. Ruçi nuk pranoi kërkesën e Beqajt për ndryshimin e ligjit mbi duhanin. Ministri Lleshaj theksoi se duhet të ashpërsohet ligji për përdorimin e armëve.

Në seancën e sotme u diskutuan edhe dy kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Shumica vetëm me votat e saj miratoi kontratat për dy rrugët Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara, ndërsa kaloi edhe kufizimin e ri për PPP-të për rrugët pas kritikave të FMN-së. Ndryshimi në projektligj konsison te propozimet e pakërkuara për rrugët nacionale, heqjen e bonusit për këto propozime përfshi një kontroll më të madh në të gjitha fazat nga ministria e Financave. Kaloi gjithashtu edhe Rregullorja e Kuvendit, e dakordësuar me opozitën, por edhe projektligji me ndryshimet për asistencën sociale dhe duhanin.

Kjo ishte seanca e fundit plenare për këtë sezon, ndërsa është paralajmëruar se do Kuvendi do rikthehet në shtator.

Rendi i ditës në seancën e sotme 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike diskutime për koncesionet kriza politike ndryshimet ne kodin penal seanca plenare 18 korrik 2019 diskutime për koncesionet kriza politike ndryshimet ne kodin penal seanca plenare 18 korrik 2019

Sondazh

Poll