Politike

Zyrtari i lartë i DASH kundër opozitës: Bojkotimi i parlamentit s’është zgjidhje, ngrini institucionet me mjete kushtetue

18 Korrik 2019, 05:28 Nga DOSJA
Zyrtari i lartë i DASH kundër opozitës: Bojkotimi i parlamentit

Tiranë- Ndihmës Sekretari amerikan i SHBA-së Philip Reeker ka deklaruar për ‘Zërin e Amerikës” se SHBA nuk është krenare për gjendjen aktuale politike në Shqipëri.

Ai theksoi se nuk është dakord me vendimin e opozitës me bojkotimin e parlamentit dhe dorëzimin e mandateve. Ai sqaroi se “nëse institucionet nuk bëjnë punë, atëherë puno që t’i ndryshosh ato, nëpërmjet mjeteve kushtetutese që keni”.

“Nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet. Ato institucione duhen përdorur, duhen përdorur gjykatat, duhet të emërohen anëtarët e gjykatës kushtetuese, që përmes Kushtetutës dhe përdorimit të këtyre mjeteve të tejkalohen kohët e vështira politike. Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara. Dhe nëse institucionet nuk bëjnë punë, atëherë puno që t’i ndryshosh ato, nëpërmjet mjeteve kushtetutese që keni”,tha zoti Reeker.

Vijon kriza politike. Gjatë muajve të fundit ka pasur një përplasje e cila vijon ende mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Pasi opozita nuk njohu zgjedhjet e 30 qershorit dhe vijonin protestat, Meta nxori një datë të re për zgjedhjet, 13 tetorin. Nga ana tjetër Rama shfaqet i vendosur se zgjedhjet e vetme ishin më 30 qershor. Njëkohësisht nga ana e socialistëve ka nisur edhe procedura për shkarkimin e Metës. Disa ditë më parë u ngrit edhe Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit. Rama e quan Metën armik të Kushtetutës.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bojkotimi i mandateve kriza politike philip reeker bojkotimi i mandateve kriza politike philip reeker

Sondazh

Poll