Politike

Andi Përmeti: Nuk e dimë nëse 2020-ta do e gjejë Metën president apo pas hekurave

18 Korrik 2019, 08:34 Nga DOSJA
Andi Përmeti: Nuk e dimë nëse 2020-ta do e gjejë Metën

Tiranë-Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti ka deklaruar sot në Kuvend se shqiptarët kanë më shumë interes për ekonominë, shëndetësinë dhe arsimin.  Përmeti i ka kërkuar sqarime Shahinit pse ka rritur mesataren dysheme për gjimnazistët që duan të futen në universitet

Ai ka theksuar se nuk e dimë nëse 2020-ta do e gjejë Metën president apo pas hekurave.

Ne jemi këtu për tu marrë më problemet e qytetarëve. Qytetarët duan dhe kanë interesa për ekonominë dhe arsimin, shëndetësinë. Nuk duan t’ja dinë nëse 2020-ta do e gjejë Metën president apo pas hekurave, por duan shëndetësinë, arsimin. për këtë arsye kam thirrur në interpelancë Besa Shahinin. Bëhet fjalë për mesataren për pranimin në universitete. Ky vendi ka dalë më 19.05 2019, dhe kushtëzon rreth 10 mijë shqiptarë pa arsim të lartë. Cilat janë arsyet pse keni rritur mesataren dysheme. Në çfarë neni jeni bazuar? A e jeni konsultuar me grupet e interesit?”, u shpreh Përmeti.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti besa shahini seanca plenare 18 korrik 2019 andi përmeti besa shahini seanca plenare 18 korrik 2019

Sondazh

Poll