Bota

Panik në aeroportin izraelit,familja amerikane kishte si suvenir një raketë të pashpërthyer

29 Prill 2022, 14:31 Nga DOSJA
Panik në aeroportin izraelit,familja amerikane kishte si suvenir një

IZRAEL- Paniku shpërtheu në aeroportin Ben Gurion të Izraelit kur një familje amerikane ju gjet një raketë që e kishin gjetur gjatë një pushimi në vend gjatë një kontrolli dhe vendosën ta marrin si suvenir.

Sapo u bë e ditur natyra e “suvenirit” të familjes, në aeroport, jashtë Tel Avivit, u krijua një situatë paniku, me pasagjerë që vraponin brenda sallës së nisjes. Në fakt, një burrë ka mbetur i plagosur gjatë panikut dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Panic erupted at Israel’s Ben Gurion Airport after an American family showed security officials an unexploded shell they had found while on holiday.

Full story: https://t.co/dU7k357USG pic.twitter.com/yltS32xyMq

— Sky News (@SkyNews) April 29, 2022

Shtypi izraelit raportoi se gjatë udhëtimit familjar, një nga fëmijët kishte gjetur municionin e pashpërthyer gjatë vizitës së tij në Lartësitë e Golanit dhe e kishte paketuar atë për ta marrë në shtëpi si një suvenir.

Kur ia treguan atë personelit të sigurisë teksa kontrollonin bagazhet e tyre, oficerët kërkuan menjëherë evakuimin e zonës. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, por alarmi ka rënë pak minuta më vonë. Familja më në fund hipi në fluturim pasi u mor në pyetje nga personeli i sigurisë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota panik ne izrael panik ne izrael

Sondazh

Poll