Bota

600 të plagosur në bombardimet e fundit të fabrikës së çelikut në Mariupol

29 Prill 2022, 13:34 Nga DOSJA
600 të plagosur në bombardimet e fundit të fabrikës së

UKRAINË- Kryetari i bashkisë së Mariupol tha se më shumë se 600 njerëz u plagosën në bombardimet ruse që goditën objektin e improvizuar spitalor brenda kompleksit të rrethuar të çelikut Azovstal.

Ju tashmë e dini se ata hodhën bomba në spital, bombat ajrore e shkatërruan spitalin, dhe kjo është shenjë e një krimi lufte, sepse numri i të plagosurve më parë ishte 170, ndërsa tani është mbi 600”, kryebashkiaku Vadym Boichenko, tha në televizionin ukrainas.

Boichenko pohoi gjithashtu se rusët kishin ngritur katër qendra “filtrimi” në qytet ku kontrollohen ata që duan të evakuohen. Ai tha se disa familje që donin të largoheshin në territorin ukrainas po detyroheshin të shkonin në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Nëse dikush largohet nga qyteti dhe në një mënyrë apo tjetër është i lidhur me shërbimin civil, me shërbimin komunal, merr lajmin e hidhur se shkon në burg. Të tillë po mbahen dhe torturohen atje”, pohoi ai.

Fabrika e Azovstal u bombardua rëndë të mërkurën mbrëma, sipas llogarive të shumta.

LAJMI I FUNDIT:LUFTA/ Raketa në Kiev gjatë vizitës së Guterres, 10 të lënduar, Hungaria ‘OK’ për gazin rus

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vadym boichenko lufta ukraine-rusi vadym boichenko

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 12:14

Kush po e merr Butrintin?

Kush po e merr Butrintin? Marreveshja qe praktikisht e privatizon Parkun Kombetar te Butrintit mes Ministrise se Kultures dhe Fondacionit perkates eshte hartuar...