Bota

Reciprociteti i targave/Lajçak jep lajmin e mirë: Më 13 Maj rinisin bisedimet Kosovë-Serbi

29 Prill 2022, 12:46 Nga DOSJA
Reciprociteti i targave/Lajçak jep lajmin e mirë: Më 13 Maj

KOSOVË– Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të vijojë dialogu  midis Kosovës dhe Serbisë nv lidhje me reciprocitetin e targave.

Në një postim në Twitter Lajcak tha se të dy palët janë pajtuar që të vazhdojnë diskutimet më 13 maj për një marrëveshje të mundshme dhe zgjidhje të përhershme për targat.

“Jam i lumtur të tregoj qe pas konsultimeve me dy shefat e ekipeve negociatore dje dhe sot, ne u pajtuam për të vazhduar diskutimet tona më 13 maj në Bruksel për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për cështjen e targave”, ka shkruar Lajcak.

I am glad to announce that after my consultations with the two Chief negotiators yesterday and today, we agreed to continue our discussions on finding a permanent solution for the licence plates issue in Brussels on 13 May.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 29, 2022

 

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan më 21 prill në Bruksel në tentativë për të arritur një marrëveshje të përhershme mbi targat pasi përfundimit të asaj të përkohshme që u arrit më 30 shtator të 2021. Me marrëveshjen e përkohshme, Kosova dhe Serbia u pajtuan që automjetet e dy vendeve, gjatë qarkullimit në territoret e njëra-tjetrës, t’i mbulojnë me letra të bardha ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës, makinat me targa serbe, duhet të merrnin targa provizore. Ideja ishte që këto targa provizore të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Kjo më pas nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi miroslav lajčák reciprociteti i targave dialogu kosove-serbi miroslav lajčák reciprociteti i targave

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 12:14

Kush po e merr Butrintin?

Kush po e merr Butrintin? Marreveshja qe praktikisht e privatizon Parkun Kombetar te Butrintit mes Ministrise se Kultures dhe Fondacionit perkates eshte hartuar...