Bota

Dita e parë si kryeministër, Abazoviç mban publikisht seancën konstitutive të qeverisë

29 Prill 2022, 12:41 Nga DOSJA
Dita e parë si kryeministër, Abazoviç mban publikisht

MAL I ZI- Qeveria e sapozgjedhur, e drejtuar nga kryeministri Dritan Abazovic, ka vendosur të hapë për publikun seancën konstituive të sotme.

Në fillim të seancës, Abazovic falënderoi ministrat, duke thënë se e di që puna e tyre nuk do të jetë e lehtë.

Falënderoj të gjithë që kanë marrë përgjegjësinë për veten dhe janë dhënë me vetëmohim, për të bërë sakrifica, për të bërë gjëra të mira për Malin e Zi. Pres bashkëpunim, që të gjitha seancat e Qeverisë të jenë efikase. Le të mos humbasim kohë për çështje të parëndësishme dhe të rëndësishmet t’i bëjmë përmes dialogut. Ju ftoj të jeni në dispozicion të publikut. Këtu janë ulur njerëz që nuk i detyrohen askujt asgjë të veçantë, përveç qytetarëve”, theksoi ai.

Siç kanë rikujtuar nga kabineti i tij, Abazoviç paraprakisht ka shprehur synimin e tij për hapjen e seancave për publikun, në mënyrë që të rritet transparenca e përgjithshme e punës së pushtetit ekzekutiv.

“Në këtë mënyrë, qeveria malazeze e udhëhequr nga kryeministri Abazovic dëshiron të inkurajojë qytetarët që të përfshihen në procesin e vendimmarrjes, të rrisë aksesin e qytetarëve në organet shtetërore dhe të forcojë besimin në qeverinë malazeze dhe institucionet e sistemit.”-thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic qeveria e re e malit te zi dritan abazovic qeveria e re e malit te zi

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 12:14

Kush po e merr Butrintin?

Kush po e merr Butrintin? Marreveshja qe praktikisht e privatizon Parkun Kombetar te Butrintit mes Ministrise se Kultures dhe Fondacionit perkates eshte hartuar...