Bota

Shpërthim i fuqishëm në Turqi, 3 të vdekur dhe 9 të plagosur, zjarri përhapet në 5 fabrika

29 Prill 2022, 14:09 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm në Turqi, 3 të vdekur dhe 9 të

TURQI- Një shpërthim i madh ka ndodhur pasditen e së premtes në një fabrikë bojërash në Tuzla, në zonën industriale të Stambollit me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të tjerëve.

Shpërthimit i ka paraprirë një zjarr i cili ka nisur për arsye të panjohura, ndërsa për numrin e viktimave ka qenë guvernatori i rajonit të Tuzlës.

Sipas Zjarrfikësve të Stambollit, zjarri u përhap në pesë fabrika ngjitur dhe u vu nën kontroll në rreth 1 orë. Një numër i madh i zjarrfikësve kanë shkuar në vendngjarje për të shuar zjarrin. Zjarrfikësit patën vështirësi për t’iu përgjigjur kushteve në fabrikë, ku ka pasur edhe shpërthime të herëpashershme. Në fakt, disa zjarrfikës patën probleme me frymëmarrjen nga tymi i madh dhe u dërguan në spital.

A large explosion occurred in a facility in Istanbul’s Orhanl Industrial Estate in the Tuzla neighborhood. The sounds of the explosion were heard throughout Istanbul.#Explosion #Turkey #accident pic.twitter.com/O9KDE0jl7J

Video credit to @abdurra29587359

— The Istanbul Chronicle (@theIstChronicle) April 29, 2022

Zhurma e shpërthimit u dëgjua në zona të ndryshme të anës lindore të qytetit.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota shperthim ne turqi shperthim ne turqi

Sondazh

Poll