Bota

‘Diplomacia e SMS-ve’, ministri grek i shkruan homologut turk pasi 41 fluturimeve në Egje

29 Prill 2022, 11:58 Nga DOSJA
‘Diplomacia e SMS-ve’, ministri grek i shkruan homologut turk pasi

GREQI- Diplomacia e SMS-ve u zgjodh nga Greqia dhe Turqia në një kohë kur Ankaraja akuzohet nga Athina me shkelje të vazhdueshme në Egje.

Sipas informacioneve, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopoulos, pasditen e së mërkurës, pas fluturimit të avionëve turk F 16  në qiiellin grek, i dërgoi një SMS homologut të tij turk Hulusi Akar dhe e pyeti se kur do të bënin fluturimet në Egje. ‘Do të shoh’, thuhet se ishte përgjigja e Hulusi Akar.

Është tregues se në mesditën e së njëjtës ditë është bërë një hap nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme ndaj ambasadorit të Turqisë, kur tashmë ishin bërë 15 fluturime mbi hapësirën greke dhe më pas janë bërë 26 të tjera.

Sipas burimeve, dy ministrat e mbajnë të hapur kanalin e komunikimit të drejtpërdrejtë. Burime të larta qeveritare, megjithatë, vënë në dukje se numri i 41 fluturimeve ishte i tepërt dhe pothuajse i pashpjeguar.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni hulusi akar marrëdhëniet greqi-turqi nikos panagiotopoulos hulusi akar marrëdhëniet greqi-turqi nikos panagiotopoulos

Sondazh

Poll