Bota

Suedia dhe Finlanda të pavendosura për anëtarësimin në NATO

29 Prill 2022, 11:56 Nga DOSJA
Suedia dhe Finlanda të pavendosura për anëtarësimin në

FINLANDË- Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto ka thënë në një deklaratë ditën e sotme se Suedia dhe Finlanda mund të thellojnë bashkëpunimin e tyre ushtarak me NATO-n nëse situata e sigurisë në rajonin e Detit Baltik përkeqësohet.

Sipas CNN, në një konferencë shtypi në Helsinki, Haavisto tha se asnjëri prej vendeve nuk ka vendosur ende nëse do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Rusia ka paralajmëruar më parë se një veprim i tillë mund të çojë në një qëndrim më agresiv nga Moska. 

“Ne tashmë kemi bashkëpunim të vazhdueshëm. Sigurisht, nëse mjedisi ynë i sigurisë bëhet më sfidues, sigurisht që ne mund të shtojmë planifikimin dypalësh dhe ai përfshin të gjithë sektorët e bashkëpunimit ushtarak,”-tha Haavisto.

Haavisto tha se do të ishte e rëndësishme që të dy vendet të marrin një vendim për anëtarësimin në NATO në të njëjtin drejtim dhe në të njëjtin afat kohor, duke respektuar plotësisht pavarësinë e vendimmarrjes së tyre përkatëse mbi këtë çështje.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se procesi i anëtarësimit do të përshoejtohet dhe do të vendosen masa të përkohshme nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për t’u bashkuar me aleancën.

LAJMI I FUNDIT:LUFTA/ Raketa në Kiev gjatë vizitës së Guterres, 10 të lënduar, Hungaria ‘OK’ për gazin rus

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota finlanda ne nato jens stoltenberg nato pekka haavisto finlanda ne nato jens stoltenberg nato pekka haavisto

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 10:46

Rriten rastet me hepatit akut në Evropë

BRITANI E MADHE-Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka njoftuar se është rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët. Në Mbretë...