Bota

Pas akuzave për kthime të jashtëligjshme të emigrantëve, jep dorëheqjen kreu i Frontex

29 Prill 2022, 11:47 Nga DOSJA
Pas akuzave për kthime të jashtëligjshme të

FRANCË- Kreu i Frontex, Fabrice Leggeri, ka dorëzuar dje dorëheqjen nga shërbimi i Rojës Bregdetare dhe Gardës Kufitare Evropiane, i cili do të shqyrtohet nga bordi drejtues i shërbimit, bëhet e ditur nga një burim i informuar.

Dorëzimi i dorëheqjes së Fabrice Legger pason një hetim nga Olaf, shërbimi evropian kundër mashtrimit, tha i njëjti burim, duke konfirmuar informacionin e publikuar në shtyp.

Frontex, agjencia më e financuar e BE-së me një buxhet prej 758 milionë euro, po hetohet mbi akuzat e mëparshme për bashkëpunim me autoritetet greke në kthimin e paligjshëm të azilkërkuesve, diçka që organizata e ka mohuar. Në të paktën 22 incidente, azilkërkuesit u hoqën nga gomonet, u futën në gomonen greke të shpëtimit dhe u lanë në det.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota fabrice leggeri frontex fabrice leggeri frontex

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 10:46

Rriten rastet me hepatit akut në Evropë

BRITANI E MADHE-Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka njoftuar se është rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët. Në Mbretë...