Politike

‘A janë shqiptarët të tallur?’/ Varhelyi në siklet: E fortë kjo! Na diskutohet besueshmëria

28 Prill 2022, 13:26 Nga DOSJA
‘A janë shqiptarët të tallur?’/ Varhelyi në

TIRANË– Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi është vënë në siklet nga një pyetje lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. I pyetur nga gazetarja Elja Zotka, Varhelyi tha se pyetja është e fortë, por shtoi se po bën më të mirën që të dy vendeve t’u hapet rruga për anëtarësim. Ndërkohë që tha edhe disa fjalë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.


PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: A mendoni se si përfaqësues i Komisionit Europian, shqiptaraët duhet të ndjehen të tallur për negociatat? Do e mirëprisnit ju atë që kërkon Rama që të ketë ndarje? A ka një plan për Kosovën, duket se shumë shpejt mund të kemi një Ukrainë të dytë në Ballkan?

Oliver Varhelyi: Është pyetje e fortë, por është në fakt një situatë serioze. Pyetja është serioze. Nuk është Shqipëria ajo me të cilën po tallet njeri. I bie që po tallemi me veten. Në ato momente që janë plotësuar kriteret ne e themi, por nuk e kemi ne vendimin në dorë. Kjo është arsyeja pse unë po e bëj këtë tur. Siguria e BE po kompromentohet. Prandaj duhet që ta bëjmë këtë gjë tani se besueshmëria jonë po vihet në pikëpyetje. Kosova- Shpresojmë që puna për dialogun të rifillojë dhe të shohë progres. Vetëm nëpërmjet dialogut do kemi zgjidhje afatgjatë. Ne duam që Kosova më në fund të mbyllë historinë e saj dhe të investojë tek e ardhmja.

LAJMI KRYESOR: Varhelyi sot në Tiranë, konferencë me Ramën

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll