Aktualitet

EMRI-I dënuar për trafik droge, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri, ishte shpallur në kërkim

29 Prill 2022, 08:17 Nga DOSJA
EMRI-I dënuar për trafik droge, arrestohet 30-vjeçari nga

FIER– Besmir Sopi, 30 vjeç banues në Zhupan, Fier është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Në njoftimin e policisë së Fierit bëhet me dije se i riu ishte dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në momentin që u pikas nga pilicia, Sop ka tentuar që t’ia mbathë dhe është fshehur në një zonë me bimësi të dendur por është gjetur mes shkurreve dhe është arrestuar. Në datën 29 shtator 2020, gjatë kontrollit në banesën e 30-vjeçarit u gjetën gje u sekuestruan 3 kilogramë kanabis, gati për shitje. I riu u shpall në kërkim dhe u dënua në mungesë.


Njoftimi nga Policia Fier:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Running”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Fier dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, për kapjen e një personi të shpallur në kërkim. Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari i dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Running”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Besmir Sopi, 30 vjeç, banues në Zhupan, Fier. Ky shtetas, pasi ka parë forcat e Policisë, ka tentuar të largohet duke u fshehur në një zonë me bimësi të dendur, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë. Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 12.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Në datën 29 shtator 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në Zhupan, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 kg cannabis sativa, gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet besmir sopi besmir sopi

Sondazh

Poll