Peticioni kundër Kim, Paloka: E firmosa me bindje, s’e ka bërë Berisha
29 Prill 2022, 07:47Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se e ka firmosur peticionin që është bërë online kundër qëndrimeve të ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. I ftuar në “Të paekspozuarit”, Paloka hodhi poshtë akuzat duke thënë se peticioni është bërë nga Sali Berisha, por shtoi se e mbështet. Ai tha se vetë e kishte firmosur atë peticion me bindje të plotë.
“Nuk është e vërtetë që e ka bërë Berisha. Berishës as nuk i ka shkuar në mendje. Se ça ka Berisha dhe se çfarë kemi ne, e kemi thënë hapur dhe e themi çdo ditë, nuk kemi nevojë ne të bëjmë peticione. Berisha nuk është kundër këtij peticioni është pro, por nuk e ka bërë ai. Unë e kam firmosur këtë peticion. E kam firmosur, por nuk e kam bërë unë. Ai peticion e lexove me kujdes, nuk kishte asnjë lajthitje dhe më pëlqeu, jam dakord se ishte njësoj sikur e kisha bërë unë. Por nuk kemi lidhje fare me atë peticion. Mendojmë plotësisht ashtu edhe e firmosa me bindje”, tha Paloka në emisionin “Të paekspozuarit,”- tha Paloka.
Në rrjetet sociale është duke u shpërndarë një peticion kundër Kim. Përmes tij i kërkohet Departamentit Amerikan të Shtetit që t’i ndalojë ambasadores ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit. Partia Socialiste e ka konsideruar një turp.
(F.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
Deutsche Welle: Zoti Ambasador, në fillim të muajit prill në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje për njohjen e konvertimit të lejeve të drejtimit të automjeteve,...
TIRANË- Aplikacioni “WhatsApp”, mbrëmë ishte jashtë funksionit për rreth një orë. Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë, dje rreth orës 2...
TIRANË– Lorenc Bejko është pjesë e Bordit të Fondacionit që do të merret me menaxhimin e parkut të Butrintit. Bordi, që drejtohet nga ministrja e Kut...
GREQI– Me dhimbje të madhe e në lot, familja ka përcjellë për në banesën e fundit kokën e mafias greke, Giannis Skaftouros, i cili u vra më 25 prill. Medi...
KOSOVË– Grabitet familja në Kosvë! Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një natë më parë në fshatin Varosh të Ferizajt. Persona të paidentifkuar janë futu...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe kryesore detaje nga vrasja e një të riu në Klinë, Kosov...