Aktualitet

Debati për Butrintin, Lubonja: Të ruhet siç është, ka nevojë vetëm për mirëmbajtje

28 Prill 2022, 19:51 Nga DOSJA
Debati për Butrintin, Lubonja: Të ruhet siç është, ka

TIRANË- Debati për Parkun Kombëtar të Butrintit ishte në qendër te vëmendjes mbrëmjen e sotme në rubrikën “Opinion” në News24. I ftuar në studio, analisti Fatos Lubonja e ka konsideruar një krim ndërhyrjen aty për të ndërtuar restorante e hotele. Sipas tij janë disa grabitqarë që po tentojnë ta rrëmbejnë për të vjedhur disa para më shumë.

“Nga sa kam lexuar, dëgjoj që aty do të behet një hotel, restorante. Për mua në jetën time unë kam vizituar shumë nga këto sitet dhe është një krim që ti të futesh aty me restorante dhe hotele në zona të tilla. Nuk e di nga i kanë parë këto modele. Unë kam shkruar për Butrintin. Ai ka nevojë për mirëmbajtje, por jo për ndërtime. Duhet ruajtur siç është. Pashë që do harxhoheshin miliona euro për trajnime dhe s’kanë transparencë Të gjitha janë për të vjedhur ndonjë leke dhe jo për t’i shërbyer popullit që edhe do të ngushtohet. Është e njëjta filozofi që po përdoret për të gjithë pasurinë tonë.

Ty të mjafton Vlora me gjithë ato ndërtime e hoteleri, njerëzit bregdetin, shkojnë me makina hoteleria është shumë larg kurse këta u kanë dhënë mundësinë të ndërtojnë buzëdetit. Kjo ka rëndësi për disa grabitqarë që duan ta rrëmbejnë pas asnjë vizion, për ca përfitime më shumë. Aty mund të kishte nevojë vetëm për parkim makinash”– tha ai.

Marrë nga BalkanWeb

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fatos lubonja parku i butrintit fatos lubonja parku i butrintit

Sondazh

Poll