Aktualitet

Aksioni i parë i Bardhit në Bashkinë e Shkodrës! Nxjerr në terren IMT, thirrja për BIZNESET

28 Prill 2022, 08:27 Nga DOSJA
Aksioni i parë i Bardhit në Bashkinë e Shkodrës! Nxjerr

SHKODËR– Bardh Spahia ka nisur punën në Shkodër. Kryetari i ri i bashkisë ka kërkuar që të bëhen disa ndryshime në hapësirat publike. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Shkodër ka nisur lirimin e hapësirave publike në pedonalen “Kolë Idromeno”.

Bashkia i bëri thirrje bizneseve që të lirojnë vetë hapësirën dhe sot ka nisur aksioni. Asnjë prej bizneseve nuk ka bërë rezistencë, ndërkohë që puna ka vijuar si normalisht.


‘Kemi hasur në bashkëpunimin e subjekteve. Aksioni ka nisur që në orën 09:00. Në këtë zonë janë 17 subjekte. Një ndër objektivat e kryetarit është lirimi i të gjitha hapësirave publike në Shkodër. Nëse subjektet kthehen për të zaptuar përsëri hapësirën publike do të përballen me ligjin.’- ka deklaruar kreu i IMT në Bashkinë Shkodër, Gentian Ibro.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet bardh spahia bashkia shkodër gentian bro bardh spahia bashkia shkodër gentian bro

Sondazh

Poll