Politike

Komunizimi/DEBAT në Kuvend,Alibeaj ‘ngacmon’ Manjën: Ke qëndrim për Havzi Nelën? Ke këllqe?

28 Prill 2022, 15:54 Nga DOSJA
Komunizimi/DEBAT në Kuvend,Alibeaj ‘ngacmon’ Manjën: Ke

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka kundërshtuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja mbi dëmshpërblimin për të persekutuarit politik. Pas fjalës së ministrit në Foltoren e Kuvendit, menjëherë Alibeaj mori fjalën, duke e pyetur për disa çështje, ndërsa nuk e ka lënë as pa e thumbuar. Përgjigjen e mori menjëherë nga Manja, i cili replikoi duke i thënë se qëndrimet e tij janë të qarta dhe në lidhje me çështjen tashmë ka ligj dhe procedura të posaçme të cilat po ndiqen. Megjithatë nuk ia la pa përmendur edhe një “anti-amerikan” që është brenda PD-së, e sipas tij është Sali Berisha.

DEBATI NË KUVEND: 

Ulsi Manja: Ka të përndjekur politikë që ende nuk e kanë marrë dëshshpërblimin që iu takon. Edhe si kompensim moral, se rininë nuk ua kthejmë dot. Kurrë nuk e kemi harruar për shtresë. Ndoshta ua kemi vonuar por kjo nuk do të thotë që nuk do marrin atë që takojnë. E kisha me merak ta them këtë. Ta votojmë ligjin për rritjen e aksesit për dokumentat zyrtare.

Alibeaj: Ulsi, të falenderoj që i përmend të përndjekurit. E di që nuk e ndjen, por i përmend. Por kërkoj dhe dy gjëra. Për Havzi Nelën, ke një qëndrim ti? Për kolegun tuaj që i bënte elozhe Enver Hoxhës ti nuk mbajte ndonjë qëndrim. Ligji i dekomunistizimit, ke ti këllqe, kurajo politike për ta mbështetur. Kjo tregon sa të pikon në zemër deri në fund. Je i vetmi që e merr guximin për ta thënë formalisht, çoje deri në fund.

Ulsi Manja: Kam qëndrime për të gjitha çështjet e debatueshme në opininin publik. I kam bërë të qarta që kur kam hyrë në politië. Nuk besoj se është salla për të treguar se kush anti-komunist. Ka rëndësi qëndrimi me të kaluarën. Jam krenar që kjo maxhorancë ka votuar ligjin për autoritetin e dosjeve. I dhamë mundësi shqiptarëve që të njihen me të kaluarën. Për të zhdukurit, kemi ndryshuar ligjin dhe sot në bashkëpunim me OKB kemi nisur punën që të pagjeturit, t’u japim një varr. Lidhur me qëndrimet e mia, qëndrimi im është i qartë. Jam distancuar me kohë nga komunizimi. Ftoj ta bëni dhe ju se keni komunistin më të egër. Një njëri që po minon demokracinë, merrni njëherë qëndrimin për anti-amerikanin e fundit. Unë jam i qartë tek puna që bëj. Kam mbështetje ta sjell atë ndryshimin e ligjit këtu.

LAJMI KRYESOR: Butrinti në Kuvend, Rama sulmon PD: Kope, bëhet siç themi ne! Opozita kërkon ndëshkim

(k.m,/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike albana vokshi enkelejd alibeaj seanca plenare 28 prill 2022 albana vokshi enkelejd alibeaj seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll