Politike

VD-Rama: I thashë Varhelyi për ndarjen nga RMV, na mbështet për korridorin e tetë

28 Prill 2022, 13:15 Nga DOSJA
VD-Rama: I thashë Varhelyi për ndarjen nga RMV, na mbështet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se i ka shpjeguar edhe komisionerit Oliver Varhelyi për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut. Në konferencën e përbashkët me komisionerin Varhelyi, Rama tha se i dërguari i BE-së kishte udhëtuar me makinë nga Shkupi e kjo gjë e kishte bindur që të mbështeste korridorin e tetë në mënyrë që kryeqytetet e rajonit të lidhen me hekurudha.


“Kemi kërkuar haptazi ndarjen nga Maqedonia e Veriut, mbetet për tu parë si qasje pas kësaj mbledhjeje nga Këshilli Evropian. Pastaj jemi për të diskutuar për projektet e mëdha, komisioneri më ka konfirmuar se ka ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe e ka parë vetë se distance për të ardhur është shumë më e shkurtër se sa koha për të kaluar nga njëri-vend në tjetrin. Ka qenë mbështetësi i koridorit të tetë, por pas këtij udhëtimi nga Shkupi në Tiranë me makinë është akoma më i bindur. Uroj të merret ky vendim dhe uroj që së bashku me Maqedoninë e Veriut me fondet e Bashkimit Evropian. Tani t’ia kaloj fjalën e komisionerit,”- tha Rama ndër të tjera.

 LAJMI KRYESOR: Varhelyi sot në Tiranë, konferencë me Ramën

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama oliver varhelyi ne tirane edi rama oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll