Aktualitet

Sherr me Muzhaqin e Spiropalin në Kuvend, Kryemadhi: Vajzat po bëhen eskorta për kriminelët

28 Prill 2022, 15:15 Nga DOSJA
Sherr me Muzhaqin e Spiropalin në Kuvend, Kryemadhi: Vajzat po bëhen

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka pasur një përplasje të fortë në Kuvend me dy ministret e kabinetit të kryeministrit Edi Rama; atë për Rininë dhe Fëmjët, Bora Muzhaqi dhe atë për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

E gjitha nisi pas fjalës së Muzhaqit në Foltoren e Kuvend, që më pas mori një përpgjigje të ashpër nga Kryemadhi. Ajo tha se të rinjtë shqiptarë por i drejtoheshin rrugëve të krimit për të siguruar jetesën, ndërsa ngatërroi dhe mbiemrin e minisres. Po ashtu,Kryemadhi deklaroi se Muzhaqi nuk duhet ta mbyllë karrierën e saj me ligën e Inceneratorëve duke zhvlerësuar arsimin që ka marrë jashtë vendit.


E pikërisht në këtë moment ndërhyri edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila pati disa replika me kryetaren e LSI. Spiropali i kujtoi se “Hamzai” po i rikthehej në politikë, duke iu referuar bashkëshortit të Kryemadhit, presidentit Ilir Meta.

DEBATI NË KUVEND: 

Monika Kryemadhi: Për t’u kthyer tek ministrja e Rinisë, zonja Buzhaqi, më fal për mbiemrin, por duhet të kuptosh se një njeri që të garojë për deputet, kushton 100 euro një votë. Me reklama, me banera. Nëse një njeri do të bëhet deputet i duhet 1 milionë euro dhe një i ri shqiptar nuk ka as 200 euro. Po i hipin kamionëve për t’u bërë rojtar në shtëpitë e barit, ndërsa vajzat bëhen eskorta të kriminelëve.

Bora Muzhaqi: Arsyeja pse mora fjalën për replikë është për të rinjtë që përgojuat dhe përgjithësxuar. Thoni që të rinjtë bëjmë kështu e ashtu lloj punësh. Por të rinjtë janë të arsymuar dhe të edukuar, madje rezultojnë dhe të parët jashtë vendit. Të rinjë shqiptar janë plotë shpresë, por nuk ia hiqni dot sot.

Kryemadhi: Në respekt të procedurës, i kërkoj falje që i ngatërrova mbiemrin. Shifrat kanë vlerë, por edhe optimizmi që i japim procedurës është i rëndësishëm. Të rinjtë kanë shpresë se kanë Borën në qeveri, por nuk ka shpresë ajo studentja e ekselencës në mjekësi, se po të ishte për t’u marrë me ty. është kollaj të merrem me ty, siç janë marrë edhe me ne. Rroga e një deputeti është sa…*i fiket mikrofoni.

Spiropali: Rrogat janë për të gjithë njësoj.

Kryemadhi: Duhet të kuptosh, mos u përdor, se edhe për shkak të shkollës që ke bërë, mos e zhvlerëso. Ka të tjerë që shohin diçka ndryshe tek ti. Mos i harro parimet me elitën e vjetër të inceneratorëve. E sqaroj zonjën që të mos keqpërdoret herë tjetër.

Elisa Spiropali: Kujdes Hamzain, po vjen në politikë

Kryemadhi: Elisa ti ke Skënderbeun të të rrojë. Mos u shqëtëso. Ky është shpërblimi që more. Të jesh rojetare të bësh llaka-llaka. Keni marrë peng shoqërinë shqiptare. Po i detyroni që të ikin si dhitë.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike bora muzhaqi monika kryemadhi seanca plenare 28 prill 2022 bora muzhaqi monika kryemadhi seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll