Aktualitet

Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje, arrestohen 5 persona në Itali, mes tyre një shqiptar

28 Prill 2022, 14:52 Nga DOSJA
Bënin ‘kërdinë’ me vjedhje, arrestohen 5 persona

ITALI- Pesë persona janë arrestuar në Itali, mes tyre dhe një shqiptar nën akuzën e një grupi të organizuar në disa vjedhje të kryera në harkun kohor prej një viti.

Sipas mediave italiane, pesë të arrestuarit janë tre italianë të moshës 27-28 vjeç, një shqiptar 27-vjeçar dhe një kinez 55-vjeçar, tashmë të njohur për policinë, të cilët dyshohet se kanë kryer rreth 22 vjedhje në zonën e Prato, Pistoia dhe Firence.

Grupi merrej kryesisht me vjedhjen brenda kompanive të prodhimit të veshjeve, nga ku merrnin makineritë e punës të cilat më pas ua shisnin pronarëve të kompanive të ngjashme. Përveç kësaj, ata duket se kanë qenë edhe autorë të disa vjedhjeve në shtëpi, objekte publike dhe në makina të parkuara.

Hetimet mbuluan periudhën nga gushti deri në dhjetor 2021, duke konstatuar gjithsej 22 vjedhje, të konsumuara dhe të tentuara, të kryera ndërmjet provincave Prato, Pistoia dhe Firence. Autorët vepronin zakonisht gjatë natës, pa një objektiv të paracaktuar, duke identifikuar mbi të gjitha kompanitë në sektorin e tekstilit, duke bërë të paefektshme praninë e çdo kamera të lidhur me sistemet e alarmit, duke errësuar lentet me anë të bojës spërkatëse.

Në kuadër të të njëjtit hetim, është caktuar masa e sigurisë ndalim qëndrimi në provincat e Pratos dhe Firences edhe ndaj një 30-vjeçari shqiptar, i cili është shpallur në kërkim. Katër persona të tjerë mbeten nën hetim në gjendje të lirë, disa prej të cilave akuzohen për marrjen e mallrave të vjedhura. Të arrestuarit u gjurmuan në shtëpitë e tyre përkatëse në Prato, Vernio, Campi Bisenzio dhe Acerra.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet diaspora arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll