Aktualitet

ITALI/Me 13 kg kokainë në makinë, shqiptarin e ‘tradhëton’ nervozizmi, vihet në pranga

28 Prill 2022, 14:24 Nga DOSJA
ITALI/Me 13 kg kokainë në makinë, shqiptarin e

ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar, me precedentë penal dhe pa dokumenta në Itali, u arrestua nga Karabinierët e Bolonjës pasi ju gjendën 13 kg kokainë.

Sipas mediave vendase, pasditen e vonë të së martës 26 prill, një patrullë policie e angazhuar në një shërbim të kontrollit të trafikut rrugor ndaloi dhe kontrolloi një makinë të vogël të drejtuar nga 25-vjeçari shqiptar, i cili i ra në sy pasi kishte menjëherë një qëndrim shumë nervoz dhe evaziv.

Dhe ishte pikërisht gjendja e nervozizmit të pamotivuar që shtyu karabinierët për ta çuar në kazermë. Në përfundim të operacioneve të kërkimit të makinës, të kryer edhe me ndihmën e njësive të qenve, u gjet një zgavër e punuar me dorë poshtë sediljes së pasme të makinës. Brenda kishte 13 pako drejtkëndëshe kokainë, rreth një kilogram secila, të mbyllura dhe të paketuara me kujdes.

Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Bolonjës. Përveç kokainës, janë sekuestruar edhe dy telefona dhe 350 euro.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll