Aktualitet

PD mbyll zgjedhjet, Vokshi: Mbi 39 mijë pjesëmarrës, 8 gra kryetare, kemi mangësi

28 Prill 2022, 11:01 Nga DOSJA
PD mbyll zgjedhjet, Vokshi: Mbi 39 mijë pjesëmarrës, 8 gra

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka përfunduar procesin e zgjedhjeve në të gjitha degët E Partisë Demokratike, përveç dy prej tyre. Bëhet fjaslë për degën e Malësisë së Madhe dhe njësinë numër 12 në Tiranë. Në një konferencë për mediat, Albana Vokshi bëri me dije se ushtruan të drejtën e votës 39.512 anëtarë ndërsa për herë të parë u zgjodhën 8 zonja kryetare. Ajo foli dhe rreth problematikave por tha se çdo gjë do të zgjidhet brenda 30 prillit.

Pjesë nga fjala e Vokshit:

Sot mund të themi që në 70 degë të PD ka përfunduar procesi zgjedhor. Janë 39512 anëtarë që kanë ushtruar të drejtën e votës. Interesi i demokratëve ishte i lartë. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë. Ka pasur fluks të madh në një pjesë të madhe të degëve. Konkurrenca ishte shumë e lartë, duke sjellë cilësi të lartë të përzgjedhjes. 190 ishin kandidatët, 27 ishin zonja në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet. Është pjesëmarrje më e madhe se në 13 qershor. Interesi i demokratëve ka qenë i lartë për këtë proces zgjedhor. Menaxhimi ka qenë shumë i mirë nga grupet e punës në çdo degë. Kanë qenë 192 kandidatë, 27 kandidatë kryetare. Për herë te parë janë zgjedhur 8 zonja kryetare. Do vazhdojmë që të kërkojmë që gratë të duan të garojnë për postet e kryetarëve. Ka degë, mund të përmend atë të Matit, ku është zgjedhur një zonjë, Denisa Vata. Ka modele të mira të zonjave dhe pjesa tjetër, rritja e pjesëmarrjes së grave është akoma më e lartë. Janë zgjedhur krytarët e tyre në çdo hallkë të hierarkisë, për herë të parë nuk ka pasur asnjë imponim nga lart, është vetë anëtarësia që ka propozuar, përzgjedhur dhe votuar kryetarët e degëve, kjo është për tu përshëndetur. Zgjedhjet bëhen me një anëtar, një votë, pushteti ka kaluar realisht nga kryetarët tek anëatrësia.

Partia Demokratike pret të mbajë Kuvendin më 30 prill, kur pritet të vendoset data e zgjedhjes së kryetarit të partisë. Një natë më parë, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së tha se data 21-22 maj do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të PD-së për këtë gjë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vokshi: Nesër del lista e kandidatëve për Këshill Kombëtar, s’ka ndodhur kurrë

Incidentet, Vokshi: S’di gjë për Bulqizën, në Tiranë ka pasur figura të njohura

Dy degë pa kryetarë, Kruja: Do zhvillohen shumë shpejt, do mbarojnë para datës 30

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll