Aktualitet

E qëllimshme? Digjet makina e policit në Shkodër, e kishte parkuar pranë banesës, njoftoi..

28 Prill 2022, 12:45 Nga DOSJA
E qëllimshme? Digjet makina e policit në Shkodër, e kishte

SHKODËR– Makina e efektivit të policisë së Shkodrës, Dritan Turhanit është djegur mbrëmjen e djeshme. Ka dyshime se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrën e punonjësit të forcave operacionale. Oficeri e kishte parkuar automjetin pranë banesës së tij në lagjën Perash të qytetit të Shkodrës. Sapo ka parë që makina e tij është përfshirë nga flakët ai ka lajmëruar në sallën operative ndërsa kolegët e tij kanë filluar me hetimin e ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur mbetje të lëndës djegëse çka krijon dyshime së zjarri në makinën e efektivit ishte i qëllimshëm. Turhani është shprehur se nuk ka pasur konflikte dhe se shkak të zjarrit mund të ketë vetëm puna e tij, pasi kohët e fundit ka qënë pas ndjekjes së personave të shpallur në kërkim si dhe në kontrolle të territorit për kultivimin e lëndëve narkotike.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina e policit ne shkoder dritan turhani shkoder digjet makina e policit ne shkoder dritan turhani shkoder

Sondazh

Poll