Politike

VD-Projekti i Butrintit/ Zhupa: Mos u habisni kur të jepet edhe Shqipëria me koncesion

28 Prill 2022, 09:58 Nga DOSJA
VD-Projekti i Butrintit/ Zhupa: Mos u habisni kur të jepet edhe

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi ditën e sotme se një ditë do të vijë dhe në Kuvend se Shqipëria është dhënë me koncesion. Duke folur për projektin e Butrintit, Zhupa tha se Butrinti është duke u trajtuar si mall dhe si çështje ekonomike. 


E trajtoni si një cështje të ekonomisë, si mall, për përfitim. Nëse doni një projekt menaxhimi, është shumë e thjeshtë, në Sarandë keni disa monumente që nuk prodhojnë të ardhura, meqë dëshira e fondacionit nuk është fitimprurës të shikohen këto projekte. Po jo, ju ju intereson Butrinti, të ardhurat nga biletat. Nga këto të ardhura do të marrë fondi, 0.5 deri në 2% pastaj. Këto janë të ardhura që do ti marrë fondacioni. Ju e trajtoni si biznes, këtë plan ia keni fshehur Shqiptarëve, milionat që po fshihni. UNESCO ka ardhur me një mision monitorimi në Shqipëri, dhe planin e kordinuar duhet ta kishit hartuar ju. Aq shumë e doni Butrintin, sa keni hequr nga zonat e mbrojtura dhe ajo nuk përfshihet më aty. Për ta kthyer më pas në një kompleks. A e mendoni se kjo bëhet në interes të qytetarëve shqiptarë, jo jo bëhet në interes të një privati, të atyre që e plackisin cdo ditë Shqipërinë. Mos u habisni kur te vijë në Kuvend një projekligj që thotë se jepet Shqipëria me koncesion.’– tha Zhupa. 

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë/ Zhupa interpelancë me Çuçin, ‘Butrinti’ sjell debate, Rama: E dimë ne ç’bëhet

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike seanca plenare 28 prill 2022 seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2022, 09:30

VD-Rama i kërkon leje! Nikolla: Jo nuk flet dot

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi që të replikonte pas fjalës së deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Ishte kryeparlamentarja Lindita N...