Politike

‘Gjeta bingo te Teatri’/ Deklarata e Ramës, Boçi: E dha me qera, çdo skandal e mohon

28 Prill 2022, 11:48 Nga DOSJA
‘Gjeta bingo te Teatri’/ Deklarata e Ramës, Boçi: E dha

TIRANË– Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se kur erdhi në pushtet, gjeti Bingo të vendosur te Teatri Kombëtar ka ardhur reagimi nga opozita. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar lejen që thuhet se mban firmën e Ramës. Sipas Boçit sot Rama e mohon këtë fakt.

REAGIMI

Ja si e dha me qera Rama për bingo TEATRIN KOMBETAR tek SH. P. K YLLI BUZËMADHE, në 1999 kur ishte Ministër i kulturës. Sot në parlament e mohoi! Nuk është çudi, sepse çdo skandal të qeverisë së tij ai e ka mohuar. Mendon se kështu mbrohet më mirë!

Rama tha se gjatë qeverisjes së PD është dhënë ambienti i Teatrit Kombëtar për bingo.

“Ky është koncepti juaj për trashëgiminë tuaj kulturore. Unë nuk kam vënë bingo në Teatrin Kombëtar, unë e kam gjetur bingon me kontratë, bingo te Piramida. Ju i bëni bingo, me ato bango-bango. Ju nuk dini ça flisni dhe vazhdoni të kujtoni se politika është që të përsërisësh atë që keni bërë gjithë jetën”, tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama luciano boci edi rama luciano boci

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2022, 09:30

VD-Rama i kërkon leje! Nikolla: Jo nuk flet dot

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi që të replikonte pas fjalës së deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Ishte kryeparlamentarja Lindita N...