Politike

VD-Rama-PD: Kthyet kalanë në vend për shiringa droge, latë bingo, bingo e veç bingo

28 Prill 2022, 09:44 Nga DOSJA
VD-Rama-PD: Kthyet kalanë në vend për shiringa droge, latë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reolikuar me Edmond Spaho, i cili e akuzoi se po privatizonte Butrintin. Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se ai nuk ka ofenduar askënd, por nëse ata janë ndjerë kope, nuk është përgjegjësia e tij. Rama tha se Partia Demokratike nuk mund të flasë për zhvillimin kulturor kur Kalanë në Lezhë e kishin kthyer në disko e vend ku bëheshin shiringa droge. Ndërsa në shumë vende të tjera, si Teatri Kombëtar e Piramida u tha se kishin vendosur bingo. 


“Nuk ka si të ndodhë ndryshe sepse tek gjuha fillon gjithmonë problemi, tek fjala fillon gjithçka dhe kemi probleme të mëdha që na ndajnë nga gjithçka por tek gjuha kemi problemin kryesor. Ju keni nivel të gjuhës shqipe që është bazik, i ulët fare dhe do më falni për mungesën e modestisë, ne e kemi ndryshe gjuhën. Nuk i thashë askujt ti je budalla, po ti thuash dikujt je budalla kjo është fyerje. Unë thashë juve keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Kwtw thashw unw. Nëse u ndjetë pwr njw moment dele, apo ccfarwdolloj qenie tjetwr qw rri nw kope ky është problemi juaj, jo i imi. Dhe njerëzit kur bien në nivelin tuaj kthehen në kope dhe këto janë mënyra të të shprehurit. Nëse do të hyjmë tek gjuha parlamentare, ju nuk duhet të hynit më kurrë në parlament sepse nuk thoni vetëm fjalë fyese, por shani me fjalë të cilat përbëjnë akuza penale, pra për mua, nëse dikush më thotë budalla, nuk kam asnjë problem, është një opinion, por nëse më thotë kriminel, patjetër e kam problem. Por kriminel, hajdut etj dhe përsëri zoti Alibeaj, ti provove atë që thashë unë, je e njëjta gjë si ai me të cilin me demek je kundërshtar sot. Ti the, unw kam ccuar ikona nw Gjermani, kwtw e e ka thënë ai, pra thjesht vërtetoni atë që them unë, ndaj nuk ju voton njeri dhe ai, i vdekur komplet, u ccua dhe ju mori përpara, sepse në fund të ditës, njerëzit nuk shohin asnjë dallim mes jush. Ata eqw e dinw pwr tw gjallw, thonw tw vemi me kwtw se wshtw origjinali. Ju jeni kopje të zbehta dhe të shëmtuara të tij”, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë/ Zhupa interpelancë me Çuçin, ‘Butrinti’ sjell debate, Rama: E dimë ne ç’bëhet

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 28 prill 2022 edi rama seanca plenare 28 prill 2022

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2022, 09:30

VD-Rama i kërkon leje! Nikolla: Jo nuk flet dot

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi që të replikonte pas fjalës së deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Ishte kryeparlamentarja Lindita N...