Politike

VD-Spaho përmend ‘kartelën’ në Kuvend, Rama: E kam dëgjuar që nga koha e të vdekurit

28 Prill 2022, 09:18 Nga DOSJA
VD-Spaho përmend ‘kartelën’ në Kuvend, Rama: E kam

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spaho. I pranishëm në Kuvend, Spaho e konsideroi Ramën si njeri me kartelë. Ndërsa kreu i qeverisë tha se ajo gjë nuk i bënte përshtypje pasi këto akuza i kishte dëgjuar më parë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, Këtë të fundit e konsideroi ‘të vdekur’.

“Ju doni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte me Amerikën. Tani, Profesor mos bërtit. Kot ta përmenda emrin? Ta përmenda që të dalësh këtu, se më ka marrë malli për ty, nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin e luftës me Amerikën. Unë e shpjegoj ndryshe degradimin tënd. Unë e shikoj degradimin tënd si pjesë të qenit pjesë të një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse. Thjesht është ccështje kohe kur i del sëmundja njërit apo tjetrit. është thjesht ccështje kohe. Të mirëpres të bësh replikë me mua. Unë do kthehem tani, po po është sëmundje ngjithëse dhe aq evidente sa kur përplaseni me njëri tjetrion gjeni pjesë. Ju jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë. Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar nga ju ka kohë dhe kjo e kartelës tregon pse ju jeni e njëjta gjë. Sepse përdorni të njëjtat argumenta dhe njerëzit kur ndahen për shkak mospajtimesh politike dhe estetike nuk i dallon dot, po qe se dallohen nga fytyra dhe emri. Ju flisni njësoj, kartela klinike, yhu e kam dëgjuar dem babadem nga ai që ka vdekur. Dhe e them, budallallëku në kopenë tuaj është sëmundje se nuk ka sesi dikush që është kundër tij të flasë me gjuhën e tij. Ky është fakt, s’është opinion. është një fakt të cilin e vërteton e përditshmja juaj, pavarësisht se jeni në një anë apo në tjetrën.”, i tha Rama, Spahos.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Seancë/ Zhupa interpelancë me Çuçin, ‘Butrinti’ sjell debate, Rama: E dimë ne ç’bëhet

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll