Bota

I dyshuar për pedofili, arrestohet mësuesi 70-vjeçar nga Prizreni (EMRI+FOTO)

28 Prill 2022, 11:39 Nga DOSJA
I dyshuar për pedofili, arrestohet mësuesi 70-vjeçar nga

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar sot mësuesin 70-vjeçar nga Prizreni, i cili akuzohet për pedofili pas videos së publikuar ditën e djeshme nga emisioni ‘piranjat’ në Abc news.

Lajmin për arrestimin e Fazlli Kikaj e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Po ju konfirmoj se i dyshuari F.K është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonalë”, tha Gashi.

Pas denoncimit të bërë dy ditë më parë, dje Prokuroria Themelore e Prizrenit konfirmoi se nisi hetimet mbi ngjarjen.

Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcnews.al. I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ditën e djeshme 70-vjeçari reagoi në rrjetet sociale ku mohoi akuzat dhe tha se e vërteta do të zbulohet, ndërkohë që policia e Kosovës konfirmoi se ai ishte arrestuar vite më parë për kanosje.

70-vjeçari nga Prizreni, bëri shoqe në Facebook gazetaren e ‘Piranja’ e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe pse ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital. Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësuesit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij. Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe ai largohet duke kërkuar që të fiket kamera.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni arrestohet mesuesi ne kosove fazlli kikaj vesel gashi arrestohet mesuesi ne kosove fazlli kikaj vesel gashi

Sondazh

Poll