Bota

I gjetën thikën në dorë! Dalin detaje të reja nga vrasja e çifti shqiptar në Francë

28 Prill 2022, 09:12 Nga DOSJA
I gjetën thikën në dorë! Dalin detaje të reja nga

FRANCË- Vrasja e çiftit shqiptarë në Francë dyshohet se është kryer nga njëri nga fëmijët e tyre. Çifti banonte në Francë që prej  vitit 2018 së bashku me 7 fëmijët e tyre. 

Në momentin e ngjarjes të pranishëm kanë qenë katër fëmijët të cilët i përkasin moshës 14, 16, 19 dhe 21 vjeç ndërkohë tre fëmijët e tjerë ndodheshin në shkollë.

Sipas mediave të huaja, elementet e para të hetimit zbuluan se ata janë vrarë me thikë. Sipas një burimi thuhet se në momentin kur  mbërritën ndihmat njëri nga fëmijët mbante në dorë një thikë. Fqinjët kanë zbuluar gjithashtu se viktima shpesh strehohej nga fqinjët pasi dhunohej nga bashkëshorti dhe fëmijët.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet mbi shkaqet që quan në vrasjen e çiftit edhe pse sipas mediave të huaja një nga pistat e hetimit është edhe vrasja në familje. Prokuroria po merr në pyetje në prezencën e psikologëve fëmijët të cilët ishin prezent gjatë konfliktit.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota vritet cifti shqiptar ne france vritet cifti shqiptar ne france

Sondazh

Poll