Bota

Tensionohen marrëdhëniet/Turqia avionë mbi qiellin grek, Dendias notë proteste ambasadorit

28 Prill 2022, 11:14 Nga DOSJA
Tensionohen marrëdhëniet/Turqia avionë mbi qiellin grek, Dendias

GREQI– Qeveria greke e sheh si ‘thyerje’ të ndërtimit të besimit mes saj dhe Turqisë pas shkeljeve të njëpasnjëshme dhe fluturimeve të ndodhura dje mbi Egje dhe ishujt grekë.

Sipas Protothemës, pala greke deklaron se është duke u përballur me përshkallëzimin e tensionit “me vendosmëri dhe seriozitet” dhe në këtë kuadër do të ndjekin atë që u tha në Stamboll në takimin privat mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Me urdhër të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Themistoklis Demiris, i ka dërguar ditën e djeshme një notë proteste ambasadorit turk për numrin e paprecedentë të shkeljeve të hapësirës ajrore greke dhe fluturimeve në disa zona banimi, të cilat u zhvillua brenda një dite.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi se sjellja e vazhdueshme provokative dhe kriminale turke, që cënon sovranitetin grek, është tërësisht e dënueshme dhe e papranueshme. Përveç faktit të qartë se është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare, ai shtoi se me përgjegjësinë e njëanshme të Turqisë, këto veprime krijojnë një klimë tensioni të veçantë në marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që bie ndesh me përpjekjet për ta përmirësuar këtë klimë.“-thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pala greke u dha informacion të menjëhershëm përkatës zyrtarëve të BE-së, NATO-s, OKB-së, ICAO-s, si dhe shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”. Ndërkohë bëhet e ditur se Mitsotakis sot në orën 16:30 do të ketë një takim me ambasadorin amerikan në largim, Jeffrey Payat, në kuadër të vizitës së tij në Uashington.

Sipas Greqisë Ankaraja po ngre tensionin në Egje me 168 shkelje dhe 41 fluturime. Turqia dëshiron të dërgojë mesazhet e saj në mes të krizës ukrainase dhe trazirave gjeopolitike në rajonin më të gjerë, duke çuar në një përshkallëzim të paprecedentë të tensionit në 24 orët e fundit në Egje. Tensioni i shkaktuar nga Ankaraja është i paprecedentë pasi deri të mërkurën mbrëma ka vijuar me 41 mbifluturime të ishujve grekë.

Të mërkurën në mëngjes, avionët F-16 turq fluturuan mbi Samos, Arkios (tri herë), Lipsi (pesë ), Agathonisi, Fourni, Oinousses dhe Farmakonisi. Zgjedhja e Ankarasë për të kryer çdo ditë shkelje masive të hapësirës ajrore greke dhe fluturime mbi ishujt e banuar grekë ngre shqetësime në udhëheqjen e Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes vendosi të anulojë ftesën drejtuar Turqisë për të marrë pjesë në stërvitjen “NATO Tiger Meet”.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni marrëdhëniet greqi-turqi nikos dendias tensione greqi-turqi marrëdhëniet greqi-turqi nikos dendias tensione greqi-turqi

Sondazh

Poll