Bota

2 muaj nga lufta, Kremlini humbi 317 oficerë dhe 1744 ushtarë, midis tyre 2 gjeneralë

28 Prill 2022, 11:01 Nga DOSJA
2 muaj nga lufta, Kremlini humbi 317 oficerë dhe 1744 ushtarë, midis

UKRAINË- Më shumë se 300 oficerë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, sipas të dhënave të përpiluara nga uebfaqja e pavarur e lajmeve Mediazona.

Sipas gazetës ruse “The Moscow Times”, agjencia e pavarur raporton se ka hetuar qindra deklarata zyrtare, lajme dhe postime në mediat sociale për vdekjen e ushtarëve rusë të të gjitha gradave, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Sipas të dhënave që ajo ka mbledhur, që nga fillimi i luftës së Putinit në Ukrainë, kanë humbur jetën 317 oficerë dhe 1744 ushtarë rusë. Midis oficerëve të vrarë ishin dy gjeneralë dhe zëvendëskomandanti i Flotës së Detit të Zi.

Dy gjeneralët rusë që humbën jetën janë Andrei Sukovetsky, zëvendës komandant i Ushtrisë së 41-të, i cili shërbeu në Siri në vitet 2018-2019 dhe Vitaly Gerasimov.

Analistët ia atribuan numrin relativisht të madh të ushtarëve të rangut të lartë mes viktimave pranisë së tyre fizike në fushën e betejës. Rusia humbi gjithashtu të paktën 500 marinsa dhe personel të forcave speciale, si dhe të paktën 20 pilotë.

Rrjeti i Pavarur Rus tha në një deklaratë se nuk ka marrë parasysh humbjen e trupave midis separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore, të cilët po luftojnë përkrah trupave ruse.

Nga ana e saj, Ministria Britanike e Mbrojtjes vlerëson se rreth 15 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës. Për Ukrainën, humbjet e ushtarëve rusë arrijnë në 20 mijë.

LAJMI KRYESOR: UFTA/Zelenskyy takohet me Guterres. SHBA: Ekzekutohen ukrainasit. Rubla në fuqi në Kherson

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota andrei sukovetsky lufta ukraine-rusi vitaly gerasimov andrei sukovetsky lufta ukraine-rusi vitaly gerasimov

Sondazh

Poll