Bota

‘Do të blej Coca-Colën për të rikthyer kokainën’, Musk bën shaka pas blerjes së Twitter

28 Prill 2022, 10:46 Nga DOSJA
‘Do të blej Coca-Colën për të rikthyer

SHBA– Disa ditë pasi njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, bleu Twitterin për 44 miliardë dollarë, ai bëri një shaka për planet e tij të ardhshme dhe hapat e tij të ardhshëm të biznesit.

Në mënyrë të veçantë, në një postim në llogarinë e tij personale në Twitter, Musk shkroi se hapi i rradhës do të jetë blerja e kompanisë Coca-Cola ndërsa në një postim tjetër ku thuhej se do të blente McDonalds për të rregulluar makinën e akullores ai u shpreh se nuk mund të bëj mrekulli.

“Më pas do të blej Coca-Cola për të rikthyer sërish kokainën”, shkruajti Musk duke iu referuar recetës origjinale të pijes freskuese popullore që u lançua për herë të parë më 1886 si një tonik për sëmundje të ndryshme.

Next I’m buying Coca-Cola to put the cocaine back in

— Elon Musk (@elonmusk) April 28, 2022

Megjithatë, është fakt që Twitter nuk mund të krahasohet sigurisht me kompaninë lider në botë të pijeve joalkoolike me një kapital në treg mbi 284 miliardë dollarë. Kujtohet se Musk ka bërë shaka për herë të parë për blerjen e Twitter në vitin 2017, kur ka shkëmbyer tweete me komedianin Dave Smith.

Listen, I can’t do miracles ok pic.twitter.com/z7dvLMUXy8

— Elon Musk (@elonmusk) April 28, 2022

Aktualisht, pasuria e Musk është afërsisht 253 miliardë dollar, ndërsa rivali i tij dhe numri 2 në botë, Jeff Bezos, vlen 162 miliardë dollarë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota elon musk kokaine ne coca cola musk blen twitter elon musk kokaine ne coca cola musk blen twitter

Sondazh

Poll