Aktualitet

Zhdukja e 15-vjeçares në Greqi/Publikohet VIDEO,momenti kur i riu shqiptar e merr me makinë

27 Prill 2022, 19:51 Nga DOSJA
Zhdukja e 15-vjeçares në Greqi/Publikohet VIDEO,momenti kur i riu

GREQI– Publikohen 30 minutat e momentit të rrëmbimit të 15-vjeçares greke mesditën e të enjtes së kaluar nga një 22-vjeçar shqiptar.  Në pamje regjistrohen lëvizjet e 15-vjeçares dhe të pandehurit shqiptar pak orë pasi familja bëri denoncim në Polici.

Videoja e publikuar nga emisioni “Tlive” e Alpha-s, nga kamera, tregon rrëmbimin e të miturës në zonën e Aspropirgos. Sipas videos, vajza ka pritur kthimin e 22-vjeçarit për rreth gjysmë ore. Janë këto 30 minuta që rezultuan “shpëtimtare” për vajzën e re, pasi mjaftuan që punonjësit e karburantit ta kuptonin se kush ishte.

Pak më vonë, një makinë e vogël me ngjyrë të zezë, e drejtuar nga 22-vjeçari, ka mbërritur në vendngjarje dhe 15-vjeçari hyn brenda dhe zhduket. Teksa shihte pamjet, një punonjës i karburantit kupton se ishte vajza qw priti me ta ishte Fotinia, 15-vjeçare. Më pas, ai njoftoi urgjentisht autoritetet.

Ky ishte fillimi i fundit të aventurës së 15-vjeçares. Bisedat në rrjetet sociale të 15-vjeçares shërbyen për të bërë të mundur gjetjen e saj dhe arrestimin e tre të akuzuarve për rrëmbim. Tre të arrestuarit janë mikesha e saj 17-vjeçare, nëna e kësaj të fundit e cila e priti vajzën në shtëpinë e tyre dhe 22-vjeçari me origjinë shqiptare që jetonte në një kamp rom në Aspropyrgos.

Marrë nga Protothema

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet greqi zhdukja e te mitures ne greqi greqi zhdukja e te mitures ne greqi

Sondazh

Poll