Aktualitet

“Do më shihni duke kërcënuar bankat”, Lame: Do iu them ose na jepni shërbimet ose…

28 Prill 2022, 05:10 Nga DOSJA
“Do më shihni duke kërcënuar bankat”, Lame: Do iu

TIRANË– Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tha mbrëmjen e djeshme se do “kërcënonte” bankat në mënyrë që këto të fundit të bënin të mundur ofrimin e shërbimeve që lidheshin me kadastrën. I ftuar në ‘Opinion’ ai shtoi se nëse ky aplikacion nuk do krijohej, atëherë Kadastra do të shkëpuste marrëdhëniet me bankat.

‘Shumë shpejt do më shohësh mua duke kërcënuar bankat. Ishte një u bënë tre. Duke u thënë të dashura banka ose do të jepni shërbimet do të ndërpresim marrëdhëniet me ju në mënyrë që qytetarët të kenë një aplikacion të tillë. Kërcënim në thonjëza ëëëë.’- tha Lame.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet kryesore artan lame artan lame

Sondazh

Poll