Bota

Sekuestrohet sasia rekord, 31 ton drogë kapen në Marok

28 Prill 2022, 06:41 Nga DOSJA
Sekuestrohet sasia rekord, 31 ton drogë kapen në Marok

MAROK– 31 ton kanabis janë sekuestruar nga policia marokene, një sasi rekord! Mediat shkruajnë se lënda narkotike u gjet në një magazinë pranë Tangierit, në pjesën veriore të vendit. Policia organizoi një operacion dhe pasi sekuestroi sasinë prej 31 ton e 187 kg kanabis, arrestoi një person që gjeti në magazinë.

Kanabisi ishte paketuar dhe vendosur në forma frutash dhe perimesh, ngjyra dhe madhësia e të cilave lehtësonte daljen e tyre nga Maroku si produkte për eksport. Pas paketimit droga ishte futur në konteinerë frigoriferikë.

I arrestuari është një 61-vjeçar me precedentë penalë. Ai akuzohet për veprën penale “lidhje me një grup kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës”. Policia bën me dije se po vijon hetimi për identifikimin e të gjithë bashkëpunëtorëve të të prangosurit.

Më shumë se 191 ton kanabis u kapën në vitin 2021, 12% më pak nga viti 2020, sipas shifrave zyrtare në Marok. Në vitin 2021, vendi miratoi një ligj që lejon përdorimin terapeutik të kanabisit. Maroku mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kanabisit.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota kryesore 31 ton kanabis ne marok marok 31 ton kanabis ne marok marok

Sondazh

Poll